Jo një, por dy fitues në YFSF, ja kush i mori çmimet (Foto)

Ka përfunduar edhe edicioni i dytë i YFSF dhe fitues ka këngëtarin që për çdo të hënë ka habitur të gjithë publikun me performanca dhe me zë të jashtëzakonshëm.

ShowBiz

29/05/2017 22:44

Valon Shehu është ai që mori sonte pikët maksimale të jurisë, por edhe të kolegëve. Një prej artistëve që ka spikatur jo vetëm për zërin me të cilin mund të eksperimentonte duke iu përshtatur çdo këngëtari që interpretonte, por edhe për përshtatjen me karakterin.

Por nuk ishte Valoni i vetmi fitues i mbrëmjes. Nga produksioni i YFSF, një çmim special ka shkuar për Flaka Krelanin, e cila gjithashtu ka mahnitur publikun me performancat e saj të zjarrta për çdo të hënë./class/