Jo e parëndësishme

Kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles është e vendosur që ta mbështesë patjetër Turqinë në krizën monetare. Këtu ajo ka të drejtë. Po Turqia nuk është partner i lehtë.

Bota

21/08/2018 09:52

Turqia është partnere e NATO-s, për të cilën nuk mund të themi se aq na bën – këtu kryetarja e Partisë Socialdemokrate Gjermane, Andrea Nahles ka të drejtë. Por ky partner “neve” nuk na e ka bërë të lehtë deri në fund. Politikanë drejtues, me në krye Presidentin e gjithëfuqishëm, e kanë sharë keq Gjermaninë; shtetas gjermanë mbaheshin dhe mbahen të arrestuar për shkaqe të mjerueshme.

Në transformimin në një sistem autoritar të prerë sipas Erdoanit bën pjesë edhe një politikë financiare dhe monetare, e cila është shkaku kryesor për rënien e kursit të këmbimit të Liras. Kjo rënie, e cila shoqërohet nga rënia në klasifikim në nivelin më të ulët të huave shtetërore turke, ashpërsohet nga konflikti me Uashingtonin. Shkas është mbajtja të arrestuar e një prifti amerikan; argumentimi për këtë është qesharak.

Një partner, i cili nuk i ka shkaktuar vetë vështirësitë, Gjermania vetëkuptohet që duhet ta ndihmojë. Në rastin e Turqisë, Presidenti i së cilës kërkon potere, sepse llogarit përmes saj mbështetje, nuk mund t’i jepet ndihma që përfytyron Nahles pa ndryshime politike. Për to do të këmbëngulte Fondi Monetar Ndërkombëtar./DW