Jo-duhanpirësit që jetojnë me duhanpirës përballen me rreziqe të mëdha shëndetësore

Të jetosh me duhanpirës është po aq keq sa të jetosh në qytete me ajër shumë të ndotur si Pekini apo Londra, thonë studiuesit.

Lifestyle

22/10/2014 16:52

Të jetosh në shtëpi ku nuk pihet duhani mund të ketë përfitime të mëdha shëndetësore, vunë në dukje studiuesit.

“Ta bësh shtëpinë të ndaluar për duhan është mënyra më efektive për të redeuktuar në mënyrë të ndjeshme sasinë e dëmshme të grimcave që ju i thithni”, tha autori kryesor Sean Semple nga Universiteti i Aberdinit në Skoci, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit studiuan të dhënat nga katër studimet e bëra në Skoci mes vitit 2009 dhe 2013 që kishin matur në kohë reale sasinë e grimcave PM2.5 në shtëpi, dhe i kishin konbinuar ato me të dhënat mbi normat tipike të frymëmarrjes dhe modelet e aktiviteteve.

Në të gjitha studimet, shtëpitë që kishin më shumë burime të rëndësishme të shtesës PM2.5 (të tilla si qymyri apo lëndë djegëse të ngurta) ishin përjashtuar.

Kështu, rezultatet ishin mbledhur vetëm nga shtëpitë ku ishte pirë duhani dhe ato treguan se përqendrimet mesatare të PM2.5 nga 93 shtëpitë duhanpirëse janë rreth 10 herë më të pranishme se sa në shtëpitë që nuk pihej duhani, transmeton Lajmi.net.

Jo-duhanpirësit që jetojnë me duhanpirës ishin të ekspozuar ndaj një thithje të ngjajshme të PM2.5, nivele këto që ishin përshkruar edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Shumë jo-duhanpirës që jetojnë me duhanpirës kishin thithur sasi të ngjajshme të PM2.5 njëjtë si jo-duhanpirësit që jetojnë në vende si Pekini apo Londra, të cilat kanë nivele të larta të ndotjes së ajrit.

“Këto matje tregojnë se tymi i duhanit të dorës së dytë mund të prodhojë nivele shumë të larta të grimcave toksike në shtëpitë tuaja”, përfundoi Semple.