JLo sjell imazhet më të ëmbla për festa

Këngëtarja e njohur Jennifer Lopez vazhdon të jetë ndër emrat më të pëlqyer në tregun e muzikës ndërkombëtare.

ShowBiz

26/12/2017 10:20

Ajo përflitet shumë edhe për jetën private, së fundi është në lidhje me Alex Rodriguez me të cilin është shumë e lumtur, shkruan lajmi.net.

Madje, nga fotografitë që sjell në rrjete sociale shohim se Alex e shoqëron atë kudo që shkon, nga koncertet deri në palestër.

Jemi në periudhën e festave të fundvitit dhe shumë prej fytyrave publike kanë realizuar fotosesione bashkë me personat më të dashur të tyre.

JLo ka publikuar disa fotografi të tilla gjatë festës së Krishtlindjes duke uruar të gjithë ndjekësit. /Lajmi.net/