JLo po përgatitet për performancën e saj më të madhe (Video)

Jennifer Lopez po bëhet gati për paraqitjen në American Music Awards.

ShowBiz

17/11/2015 10:34

Jennifer Lopez gjithmonë ka hijeshuar tepihun e kuq dhe sallën në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve American Music Awards.

Por, këtë herë atë do ta kemi edhe si prezantuese e kësaj mbrëmjeje të madhe për muzikën amerikane, të cilën JLo po e pret me padurim, transmeton lajmi.net.

Ajo, përveç prezantimit edhe do të japë një performancë të nxehtë. Këngëtarja po i mban fansat të informuar përmes Instagram.

AMA do të mbahen të dielën e ardhshme, më 22 Nëntor 2015 në Los Angeles./Lajmi.net