JLo me shumë stil e veshur në “Gucci”

Është këngëtare dhe aktore që përkundër moshës vazhdon të jetë në top-formë.

ShowBiz

14/01/2018 10:01

Për të arritur linjat perfekte, 48-vjeçarja kujdeset vazhdimisht në palestër, shkruan lajmi.net.

Ajo gjithmonë është shquar për një stil të veçantë, që e bën atë inspirim për shumë femra anë e mbanë botës.

Kësaj radhe, këngëtarja u shfaq e veshur në markën “Gucci”, me një palë pantallona të gjera dhe këmishë pink, ndërsa flokët i kishte gërsheta të lidhura prapa kokës.

Ajo pranoi komente të shumta nga ana e ndjekësve, të cilët pëlqenin këtë paraqitje të saj. /Lajmi.net/