JLo me këngë të re, Ronela: Mirë që e nxorëm para se do thonin që e kopjova

Jennfier Lopez është një prej këngëtareve më të njohura në botë.

ShowBiz

27/04/2018 17:56

Këngëtarja gjatë ditës së sotme  ka publikuar këngën e re “El Anillo”, të vizuelizuar edhe me klip, shkruan lajmi.net.

Në këtë projekt, Jennifer Lopez vjen më ndryshe prej herave të tjera, por si gjithmonë unike në stilin e saj.

Megjithatë, është vërejtur ngjashmëri e madhe mes klipit të saj dhe atë të këngëtares shqiptare, Ronela Hajati me titull “Maje men”.

Madje për këtë gjë ka shkruar edhe Ronela e cila e konsideron veten me fat që publikoi këngën para Jenniferit, ngase do ta akuzonin për kopjim.

“Mire qe e nxorrem klipin para @jlo se do thonin qe e kopjova pastaj!” janë fjalët e Ronelës në një status në Instagram. /Lajmi.net/

YouTube player