JLo emocionohet pasi u nominua në dy kategori për “MTV VMA 2018”

Është shpallur lista e nominimeve për "MTV VMA 2018".

ShowBiz

17/07/2018 11:22

Në mesin e të nominuarve është edhe këngëtarja Jennifer Lopez, e cila është nominuar në dy kategori, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë”, ajo u nominua për këngën “Dinero” në duet me Cardi B dhe DJ Khaled.

Me po të njëjtën këngë, ylli i pop-it u nominua edhe në kategorinë “Kënga më e mirë latine”, e ky lajm e ka gëzuar jashtë mase atë.

Kujtojmë që në këtë listë janë edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha, të cilat u nominuan në kategori të ndryshme. /Lajmi.net/