JLo blen rezidencë me pamje mbresëlënëse të oqeanit

Jennifer Lopez ka blerë rezidencë 5 milionë funta në plazhet e Malibusë.

ShowBiz

15/02/2019 23:59

Jenifer dhe Alex kanë rrëmbyer pronën pranë plazhit për 5 milionë funta, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Dyshja e kanë blerë shtëpinë e Jeremy Piven për 5 milionë funta në plazhin Malibu.

Me vaskë të nxehtë, ballkon me pamje nga oqeani, ajo gjithashtu ka dush me avull dhe dhomë të madhe me ekran.

Siç raportohet, çifti e kanë blerë këtë pronë luksoze gjatë muajit të kaluar dhe konsiderohet të jetë një nga shtigjet më të mira të qytetit të vijës bregdetare.

Kjo shtëpi u ndërtua në vitin 1949 dhe përmban katër dhoma gjumi, përfshirë suitë në katin e fundit, vaskë, dush me avull, ballkon me pamje nga plazhi. /Lajmi.net/