Jimmy Fallon rikthehet pas lëndimit të rëndë (Foto)

Jimmy Fallon tregon se lëndimi i tij ka qenë më serioz se sa që është raportuar.

ShowBiz

14/07/2015 12:14

Udhëheqësi i emisionit ‘The Tonight Show’ është rikthyer në vendin e tij të punë pas mungesës disa javësh, transmeton Lajmi.net.

Gjatë shout të së hënës Fallon ka shpjeguar se si unaza e tij është kapur në një pjesë të kuzhinës pasi ai ka rrëshqitur në tapetin e preferuar të gruas së tij.

Gishti gati sa nuk i është këputur dhe ai menjëherë është dërguar në spital ku është trajtuar në emergjencë, me operacionin që ka zgjatur gjashtë orë.

Fallon gjithashtu ka treguar se ai nuk mund të ndiejë asgjë me atë dorë për tetë javë të tjera.

Ai me shaka ka thënë: ‘Më duhet ta them, rënia ishte qesharake. Por, unë jam një komedia kështuqë, duhet të bie në mënyrë qesharake’.(Lajmi.net)

Jimmy-Fallon-Hand-Injury- Jimmy-Fallon-Finger-Injury