Ji-Sung Park pensionohet nga futbolli

Mesfushori i mirënjohur nga Koreja e Jugut, Ji-Sung Park ka vendosur të pensionohet nga futbolli. Shërbëtori i madh i Sir Alex Fergusonit në Manchester United, thotë se tërhiqet pa pendime.

Sport

14/05/2014 10:17

Ylli i Koresë së Jugut, Ji-Sung Park ka njoftuar se është pensionuar nga futbolli të mërkurën, duke i dhënë fund një karriere të ndritur që e dërgoi në gjysmëfinale të Kampionatit botëror dhe u bë futbollisti i parë nga Azia që luajti në një finale të Ligës së Kampionëve.

Energjia dhe etika e punës së Parkut e bëri atë një prej futbollistëve më të preferuar të Sir Alex Fergusonit gjatë kohës së skocezit në drejtim të Manchester Unitedit dhe me paraqitjet e tij në Angli, ai përforcoi statusin e futbollit të Koresë, anembanë botës.

33-vjeçari ishte pensionuar nga futbolli ndërkombëtar pas Kupës së Azisë 2011.

“Nuk kam qarë dje e nuk do të qaj as sot, kjo do të thotë se tërhiqem pa pendime”, deklaroi Park gjatë një konference për shtyp në Suwon, rrugë që mban emrin e tij ‘Park Ji-Sung Football Centre’.

“Jam kënaqur duke luajtur futboll. Kam arritur shumë më tepër se sa kam menduar. Jam mirënjohës për përkrahjen që kam marr dhe do të jetojë pjesën e mbetur të jetës time duke menduar se si t’ua shpaguaj”, u shpreh ai.

Pas largimit nga Manchester United më 2012, Park nënshkroi për Queens Park Rangers por kaloi stinorin e fundit në formë huazimi në PSV Eindhoven.

Problemet me lëndime në gju e lanë jashtë fushës për periudha të gjata të dy sezoneve të fundit.