Jevtiq: Vendimi negativ për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, do të ishte mesazh i keq

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq ka folur rreth zhvillimit të zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë.

Lajme

20/03/2017 16:29

Ai ka thënë se një vendim negativ nga ana e Qeverisë së Kosovës, do të ishte një mesazh shumë i keq, transmeton lajmi.net

“Unë besoj se zgjedhjet duhet të sigurohen në mënyrë që të gjithë serbëve tu sigurohet e drejta për të votuar”, ka thënë Jevtiq për Tanjug.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ende nuk ka asnjë vendim në lidhje me mbajtjen apo jo të zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

OSBE-ja në anën tjetër ka konfirmuar gatishmërinë për të ofruar ndihmë teknike në zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. /Lajmi.net/