Jevtiq: Lista Serbe s’e voton ushtrinë, për demarkacion le të merren vesh shqiptarët

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, ka thënë që Lista Serbe nuk do ta votojë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Lajme

04/01/2018 17:40

“Lista Serbe ka një pamje të qartë sa i përket transformimit të ushtrisë, dhe ne nuk do ta votojmë një gjë të tillë”, tha Jevtiq, transmeton lajmi.net.

Jevtiç shtoi se problemi kryesor tanimë është rikthimi i serbëve në pronat e veta dhe shtëpitë e uzurpuara të tyre nga shqiptarët.

Ai shtoi se për Demarkacionin duhet kompromis brenda komunitetit shqiptar dhe nëse duhet ndjekur agjenda ata do ta përkrahin një gjë të tillë. /Lajmi.net/