Jevtiq: Kthimi i serbëve në institucione është hap i rëndësishëm

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Kosovë, Dalibor Jevtiq e ka komentuar kthimin e Listës Serbe në Kuvend.

Lajme

27/03/2017 15:55

Ai ka thënë se kthimi i përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës është një hap i rëndësishëm dhe i saktë, transmeton lajmi.net

Sipas tij, bojkoti nuk është mënyrë e duhur për të arritur qëllimet, pasi institucionet janë vende ku merren vendime të rëndësishem për serbët.

Këto deklarata Jevtiq i bëri gjatë vizitës në fshatin Lubozhdë afër Istogut. /Lajmi.net/