Jevtiq i ankohet Delawies për transformimin e FSK-së në Ushtri

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalivor Jevtiq, është takuar sot me ambasadorin në ikje të SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Lajme

24/09/2018 18:41

Temë diskutimi e këtij takimi ishte transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, ku Jevtiq shprehi shqetësimet e tij, që siç cilëson ai, ky proces në këtë moment është i panevojshëm dhe se mund të ngadalësojë ritmin e proceseve të rëndësishme, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se në Qeverinë e Kosovës ditë më parë u miratuan tri projektligjet që kanë të bëjnë me procesin e transformimit të FSK-së në Ushtri.

Pas kësaj, të njëjtat pritet të miratohen edhe në Kuvend./Lajmi.net/