Jevtiq: BE e dha mesazhin, nesër të nis formimi i Asociacionit

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qevrinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq ka përshëndetur qëndrimin e BE-së, e cila iu ka bërë thirrje përfaqësuesve të qeverisë t’i ndalojnë vonesat e mëtejshme në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Lajme

23/03/2017 14:01

“Justifikimi është zhdukur dhe unë e mirëpres mesazhin e BE-së. Qysh nesër të fillojmë me formimin e Asociacionit të Komunave serbe, siç parashikohet në marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Jevtiq, transmeton lajmi.net.

Lidhur me këtë çështje institucionet kosovare ende nuk kanë marr vendim. /Lajmi.net/