Jetonte në konvikt, zhduket pa gjurmë 20 vjeçarja

Një vajzë vetëm 20 vjec e cila jetonte në konviktin e Elbasanit është zhdukur.

Lajme

26/12/2017 18:58

Babai i saj, një 50-vjeçar banues në Babrru ka denoncuar ditën e sotme në polici se vajza e tij 20 vjeçe me iniciale A.D. është larguar nga konvikti ku jetonte në Elbasan.

Sipas babait, vajza e tij ka ikur për në Greqi dhe kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Njoftim i policisë

Më datë 26.12.2017″>2017, shtetasi A.D, vjeç 50, banues në Babrru Kodër, kallëzon se, më datë 24.12.2017″>2017, i është larguar nga konvikti i fakultetit ku studionte në Elbasan, për në shtetin grek vajza, A.D, vjeç 20. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. /albeu.om/