Jeton në SHBA por Emina bën këto veprime të mëdha për shqiptarët

Tash e një kohë, modelja shqiptare Emina Çunmulaj i është bashkuar projektit "Fundjavë ndryshe".

ShowBiz

20/10/2018 08:40

Gjesti human që ajo po bën me familjet e varfra është në fakt një shembull që duhet të merret nga VIP-at shqiptarë, që jetojnë mes luksit, shkruan lajmi.net

Dhe tani ajo është rikthyer sërish në vendlindjen e saj, Shqipërinë e cila tregon se është atje për t’i ndihmuar njerëzve në nevojë.

“Mirmëngjes Mali i Zi, në Shqipërie edhe për një ditë tjetër humanitare për të punuar me #Fundjavë ndryshe, Dua të ju falënderoj mjaft shumë për donacionet, jeni duke bërë ndryshime të mëdha për familjet”, është mbishkrimi që ia ka vënë imazheve.

Emina është e martuar me afaristin, Sam Nazarian me të cilin ka dy vajza dhe jeton në SHBA. /Lajmi.net/