lajmi.net

“Jetimat e Ballkanit”, bëjnë me kulm mbi kokë një familje skamnore në Gjakovë

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, në ditët e fundit të këtij viti, ka dorëzuar çelësat e banesës për një familje në nevojë, në Komunën e Gjakovës.

Lajme

29/12/2017 15:21

Drejtori i shoqatës, Halil Kastrati, në profilin e tij në Facebook i ka uruar për banesen e re, familjen e Marjan Bibaj. Marjani së bashku me bashkëshorten e tij, Zojen dhe vajzën Gabrielën,  tash do të kenë kulm mbi kokë.

Pjesë e këtij aksioni ka qenë edhe humoristi i mirënjohur, Sevdai Radogoshi.

LM