Jetë e re në Haiti pas uraganit Mathew

Jean-Atan Cadet dhe vëllau I tij binjak Jonas erdhën në jetë, në hemisferën më të varfër në botë.

Bota

13/10/2016 16:42

Orë pasi që uragani Matthew rrëmbeu Haitin, nëna e këtyre fëmijëve, Julienne Cadet e gjeti veten me ankth dhe gjakderdhje, shkruan CNN, transmeton Lajmi.net
Cadet, 35 vjeçare ishte duke ecur në një rrugë të paasfaltuar në jugperëndim të komunitetit rural të des-Blans.  “Unë kisha shumë dhimbje, isha e frikësuar se do të humbja fëmijët ose do të vdisja”, tha ajo.

Ambulanca e dërgoi Cadet në spitalin Boniface dhe të mërkurën pasdite, ajo pati një prerje emergjente cezariane në spital gjatë një uragani.
Julienne ishte me fat., ngase së paku 300 njerëz kanë vdekur qysh kur uragani Matthew “zbarkoi” në tokën e Haitit./Lajmi.net