Jeta me kalin brenda shtëpisë

Nasar, një kalë tre vjet e gjysmë arab, u rehatua në shtëpinë e Stephanie Arndt dhe tani nuk do që të dalë më nga aty. Arndt mendoi që ta marrë kalin brenda shtëpisë për t’i shpëtuar uraganit Xaver i cili përshkoi Gjermaninë në dhjetor të vitit të kaluar.

Bota

18/02/2014 21:58

Kur një gjermane e e la kalin të hynte në shtëpinë e saj për t’i shpëtuar shtrengatës, ajo mendonte se bëhej fjalë për një aranzhim të përkohshëm.

Por Nasar, një kalë tre vjet e gjysmë arab, u rehatua në shtëpinë e Stephanie Arndt dhe tani nuk do që të dalë më nga aty.

Arndt mendoi që ta marrë kalin brenda shtëpisë për t’i shpëtuar uraganit Xaver i cili përshkoi Gjermaninë në dhjetor të vitit të kaluar.

Tash, pas gati dy muajsh, Nasar kalon kohën më shumë brenda shtëpisë se në stallat e afërta.

 

“Atij nuk i pëlqejnë erërat dhe reshjet”, tha Arndt.

Ai tashmë ka zhvilluar shijen e ngrënies së ëmbëlsirave dhe pijes së lëngjeve, por edhe lojën në piano.

Por Arndt thotë se sigurohet që Nasar ka fjetur në stallë çdo natë para se ajo të shtrihet në shtratin e vet- pa e ditur sa do të zgjasë kjo.