Jeta luksoze e të dashurës së re të Liam Payne, Cairo Dwek

Cairo Dwek kishte pushuar shtatë herë në vende të ndryshme të botës, brenda tetë muajve.

ShowBiz

18/08/2018 23:21

Modeles i pëlqen të udhëtojë larg dhe në gjithë globin, ndërsa këto udhëtime i filmon edhe në Instagram, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

E dashura e re e Liam Payne, Cairo Dwek ka pushuar jo më pak se shtatë herë brenda tetë muajsh.

Modelja 20 vjeçare ‘pushtoi’ titujt e medieve rozë pasu u zbulua se është në lidhje me ish të dashurin e Cheryl.

Ylli i “One Direction” është parë kohën e fundit duke mbajtur duart dhe puthur modelen në Liqenin Como të Italisë.

Ajo u takua me 24 vjeçarin në Kanë në fillim të këtij vitit, derisa po bënte njërin nga pushimet e shumta.

Cairo ka qenë në Itali, Londër, Turqi, Greqi dhe Australi, ndërsa së fundi ka udhëtuar në Saint Tropez, në jug të Francës.

Momente nga këto pushime, ajo preferon t’i ndajë me ndjekësit në rrjete sociale. /Lajmi.net/