Jeta luksoze e Angela Martinit nuk ka fund! E ‘shkund’ bashkëshortin miliarder

Rrjetet sociale të Angela Martinit janë mbushur me pamje të mrekullueshme.

ShowBiz

17/08/2018 10:20

Modelja e njohur shqiptare pas disa ditë pushimeve në Turqi është kthyer në Capri të Italisë ku po kalon çaste tejet të lumtura, shkruan lajmi net.

Me bashkëshortin miliarder ajo po qëndron vetëm në jahte dhe avionë privatë, jeta luksoze e së cilës siç shihet nuk ka fund.

Nga atje nuk po ngurron të sjell edhe imazhe provokuese dhe intime në krahët e bashkëshortit, Dragus Savulescu. E një të tillë e ka publikuar edhe në llogarinë personale në Instagram, e cila shfaqet në prehrin e tij.

E lumtur sa më s’ka, Angela është kokë e këmbë e dashuruar!!.

Ndryshe, Martini ka paralajmëruar edhe një projekt televiziv por që ende nuk ka asgjë të re nga ana e saj. /Lajmi.net/