“Jeta ime është kthyer në ferr, më vjen turp të eci në rrugë”

Andre Gomes u prezantua në Barcelonë në vitin 2016, pas një Kampionati Evropian të shkëlqyer me Portugalinë.

Sport

12/03/2018 16:53

24 vjeçari që e nisi mirë te Barcelona, kohëve të fundit nuk po arrin të justifikojë pritjet, dhe i vetëdijshëm për këtë, ka filluar të ndihet keq.

Ai thotë se jeta i është shndërruar në ‘ferr’ dhe se ka turp të dalë nga shtëpia.

“Gjashtë muajt e parë ishin shumë të mira, por pastaj gjithçka ndryshoi. Ndoshta nuk është fjala e duhur, por po jetoj si në ferr, sepse po ndihem shumë në presion”, ka deklaruar Gomes.

“Në disa raste mua më vjen keq të dal edhe nga shtëpia. I mbyllur në veten time unë nuk dua të flas me njerëzit”./Lajmi.net/