Jeta e re e kampionit të botës me Francën: Kam pritur deri në fund të karrierës për ta provuar këtë!

Pas pensionimit nga futbolli, ish portieri i Francës, Fabien Barthez është kyçur në botën automobilizmit. Këtë vit ai do të garojë për herë të katërt në ‘24 Hours of Le Mans’.

Sport

25/02/2018 00:06

Fabian Barthez ishte një nga portierët më të mirë në botë. Në vitin 1998 fitoi Kupën e Botës me Francën, ndërsa dy vite më vonë edhe Kampionatin Evropian. Suksese të mëdha arriti edhe te Manchester United, në urdhrat e trajnerit Sir Alex Ferguson.

Pas pensionimit nga futbolli në vitin 2007, Barthez vendosi të niste një jetë të re, duke hyrë në botën e automobilizmit, ndërsa deri më sot ka qenë pjesëmarrës tri herë në pistën më të rëndësishme, në ‘24 Hours of Le Mans’, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, ai ka arritur të triumfoi në disa gara më pak të rëndësishme.

“Kam kaluar tre muaj duke mësuar gjithçka që kam mundur, ishte një hobi që u bë një mani”, ka deklaruar Barthez për ‘The Sun’.

“Unë gjithmonë jam hipnotizuar nga këto gara, edhe kur kam qenë duke luajtur futboll”, ka vazhduar ish portieri i Manchester United, që në qershor do të kandidojë për herë të katërt në ‘24 Hours of Le Mans’, garën më të rëndësishme në botë.

“Unë kam pritur deri në fund të karrierës sime profesionale për ta provuar këtë”./Lajmi.net/

YouTube player