Jeta e Kledionit 15 muajsh në rrezik për vetëm edhe 2 mijë euro

Kledion Krasniqi, 15 muajsh, vuan nga tumori në tru dhe ai ka nevojë vetëm edhe për 2 mijë euro që të mbledh shumën e nevojshme për të vazhduar shërimin e tij në Turqi. Atij i duhen gjithsej 6 mijë euro, por falë donacioneve që i kanë dhuruar qytetarët deri më tani janë mbledhur 4 mijë euro.

Lajme

16/11/2014 18:38

Familja Krasniqi, e cila vjen nga Prizreni, por që tash e një kohë jeton në Klinë, nuk ka mundësi të paguaj shërimin e Kledit të vogël, pasi që jetojnë në kushte shumë të rënda financiare, ku 5 anëtarët e kësaj familje jetojnë vetëm me një social prej 85 euro në muaj.

Për të kontribuar në mbledhjen e kësaj shume, një Orgazniatë Jo-Qeveritare e quajtur “Lëvizja Rinia”, kanë bërë aktivite të ndryshme dhe vetëm brenda pak ditësh kanë arritur që të grumbullojnë shumën prej 4 mijë eurove.

Kryetari i Lëvizjes Rinia, Egzon Pacolli, u bënë lutje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë që të grumbullohen edhe këto 2 mijë euro sa më shpejt, sepse sipas tij shërimi i tij duhet të vazhdohet sa më shpejt për arsye se jeta e tij është në rrezik.

Sipas Pacollit, familja Krasniqi edhe kësaj radhe ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Shëndetësisë, por që sipas tij, ngërçi politik ka bërë që të ndikoj te shëndeti i shumë fëmijëve dhe jo vetëm te shëndeti i Kledit.

Të gjithë ata që kanë mundësi dhe janë të interesuar që të shpëtojnë jetën e Kledit, mund të kontaktojnë përmes telefonit me babin e tij, Gjevdet Krasniqi, në numrat e telefonit +377 44 756 454 dhe +377 45 522 259, ose mund të kontribuojnë përmes Xhirollogarisë Bankare Nr: 2030000067622737. (Kosovapress)