Jesus mohon lajmin e fundit për Man Cityt

Gabriel Jesus përgënjeshtroi lajmet e mediave britanike se palët janë pranë finalizimit të marrëveshjes së re.

Sport

01/02/2018 12:45

Gabriel Jesus nuk është pranë rinovimit të kontratës me Manchester City.

Këtë gjë e bëri të ditur vetë lojtari, i cili përgënjeshtroi lajmet e mediave britanike se palët janë pranë finalizimit të marrëveshjes së re.

Sulmuesi brazilian, i transferuar në “Etihad” në Janar të 2017, ka shfaqur formë shumë të mirë gjatë kësaj periudhë, ndërsa ka dhe 4 vite të mbetura nga kontrata aktuale me Citizens, transmeton “Albeu.com”.

20-vjeçari, ka arritur të shënojë 20 gola në 35 ndeshje me anglezët.