Jesus: Kjo skuadër është favorite për të fituar Premierligën

Gabriel Jesus beson se Manchester City janë favorit për të mbrojtur titullin e kampionit në Premierligë pas fitores 2:0 në Superkupën e Anglisë ndaj Chelsea.

Sport

06/08/2018 10:48

City po bëhet gati për një tjetër sezon të madh në Premierligë, me synime më të mëdha tani, ku kërkojnë të shkojnë sa më larg në Ligën e Kampionëve, e pse edhe të mos e fitojnë gjithë garën.

Jesus që së fundi nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Cityn, beson se skuadra e tij mbetet favorite për të triumfuar në Premierligë.

“Manchester City mund të konsiderohet favoritë, sepse jemi kampion aktual”, ka thënë braziliani për gazetarët.

“Por ne nuk mund ta arrijmë këtë vetëm në fushë, duhet të jemi të fokusuar gjatë gjithë sezonit, edhe skuadrat tjera janë përforcuar, do të jetë e vështirë për të gjitha skuadrat”./Lajmi.net/