Jesus: Çfarë i duhet Interit? Ronaldo

Qendërmbrojtësi i Interit, Juan Jesus, ka deklaruar se skuadrës së tij i nevojitet një futbollist si Cristiano Ronaldo, për të shkuar një shkallë më lartë në nivelin e kualitetit.

Sport

12/12/2014 16:35

Qendërmbrojtësi i Interit, Juan Jesus, ka deklaruar se skuadrës së tij i nevojitet një futbollist si Cristiano Ronaldo, për të shënuar rritje në kualitetin e lojës.

Nerazzurrët kanë dëshpëruar me rezultatet e deritashme gjatë këtij sezoni, dhe pas 14 xhirosh gjenden në pozitën e 12-të me vetëm 17 pikë.

Jesus ka gjetur zgjidhjen e problemit.

“Çfarë i nevojitet ekipit për të shënuar rritje në kualitet? Cristiano Ronaldo, sigurisht”, u përgjigj Jesus për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”.

“Mirëpo, për të do të ishte më e vështirë të luante këtu sepse futbolli në Itali është më taktik dhe mbrojtjet janë më të mbyllura”, u shpreh ai.