Jessica Alba feston ditëlindjen, me këto fjalë të ëmbla e uroi bashkëshorti (Foto)

Aktorja e njohur amerikane Jessica Alba dje festoi ditëlindjen e 36-të, ndërsa burri i saj i dedikoi fjalë shumë të veçanta asaj.

ShowBiz

29/04/2017 10:43

Jessica e cila është shumë e suksesshme në karrierën e saj si aktore, njihet për një numër të madh çimimesh që ka marrë ndër vite, shkruan lajmi.net.

Edhe pse ende e re në moshë, Jessica ka arritë të tregoi sukses jo vetëm në aktrim, por edhe në fushën e biznesit.

Dje ajo festoi ditëlindjen, ndërsa ky është urimi i bashkëshortit të saj Cash Warren, i cili është djali i aktorit të njohur Michael Warren:

“Ditët e fundit i kam kaluar duke menduar se çfarë të them për ditëlindjen tënde dhe kam arritur të kuptoj se fjalët nuk mjaftojnë.

Fjalët nuk mund të përshkruajnë ndjenjat që kisha kur takuam për herë të parë.

Ato nuk mund të përshkruajnë mendimet që kanë kaluar nëpër kokën time kur ju më keni thënë “po”. Ato nuk mund të përshkruajnë emocionet e mia kur lindën vajzat tona.

Ato nuk mund ta përshkruajnë ngrohtësinë në zemrën time kur ne përqafohemi.

Ato nuk mund ta përshkruajnë gëzimin kur më bëni të qesh.

Ato nuk mund të përshkruajnë se sa i fortë ndihem kur më mbani dorën.

Ato nuk mund të përshkruajnë se sa shumë unë ju dua.

Faleminderit që më dhurove një eksperiencë të gjatë që unë nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

Gëzuar ditëlindjen babe!”./Lajmi.net/