Jese Rodriguez te skuadra e madhe italiane

Aventura e Jese Rodriguez te PSG në Francë mund të përfundojë në afatin kalimtar të janarit.

Sport

01/01/2017 21:07

Sipas asaj që raporton ‘SportMediaset’, në ditët në vijim zyrtarët e Romës do të udhëtojnë në drejtim të Parisit për të negociuar transferimin e Jeses.

Kjo marrëveshje shumë lehtë mund të finalizohet pasi që edhe situata e Jese te PSG nuk është aspak e mirë, dhe lojtari po kërkon me çdo kusht largimin, përcjell lajmi.net.

Roma ka bërë gati një ofertë prej 3 milionë euro për PSG për huazimin gjashtë mujor, dhe pastaj një ofertë prej 22 milionë euro për blerjen e kartonit të tij në qershor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.