Jese përfundon sezonin

Sulmuesi i Real Madridit, Jese do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit që pësoi në ligamentet e gjurit të djathtë gjatë fitores 3:1 ndaj Schalkes të mërkurën. 21-vjeçari u rrëzua keq në tokë pas një dyluftimi me mbrojtësin e Schalkes, Sead Kolasinac. “Jemi të mërzitur sepse na ka prekur thellë, duhet…

Sport

19/03/2014 07:59

Sulmuesi i Real Madridit, Jese do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit pas lëndimit që pësoi në ligamentet e gjurit të djathtë gjatë fitores 3:1 ndaj Schalkes të mërkurën.

21-vjeçari u rrëzua keq në tokë pas një dyluftimi me mbrojtësin e Schalkes, Sead Kolasinac. “Jemi të mërzitur sepse na ka prekur thellë, duhet të qëndrojmë pozitiv”, deklaroi trajneri i Realit, Carlo Ancelotti.

“Do t’i ndihmojmë ta kalojë këtë pengesë dhe e presim të rikthehet në sezonin e ardhshëm. Ai pësoi nga fati i keq dhe të gjithë në Real Madrid kanë pasur fat të keq sepse kemi humbur një futbollist të ri i cili ka qenë duke u paraqitur për mrekulli gjatë këtij sezoni. Por, i tillë është futbolli dhe futbollistët pësojnë lëndime në periudha të ndryshme të karrierave të tyre”.

Jese ka shënuar tetë gola në 31 paraqitje për Real Madridin këtë sezon dhe selektori i Spanjës, Vicente del Bosque kishte sugjeruar se mund ta inkuadrojë në ekip për Kampionatin botëror në Brazil.