Jerome Boateng largohet nga Bayern Munich?

E ardhmja e Jerome Boateng mbetet e paqartë.

Sport

11/08/2018 17:35

Mbrojtësi gjerman që refuzoi Manchester United, mund të largohet nga Bayern Munich këtë afat kalimtar.

Është skuadra franceze, PSG, që po kërkon ish mbrojtësin e Cityt.

Është media gjermane ‘Sport1’ që raporton për mundësinë e transferimit të Boateng te PSG.

Boateng në ditët e fundit ishte i lidhur edhe me një kalim te Manchester United në Premierligë, por personalisht ka telefonuar Jose Mourinhon, duke e refuzuar një kalim të tillë./Lajmi.net/