Jeremiq zbulon planin e Vuçiqit për Kosovën

Kruetari i Partisë Popullore, Vuk Jermiq ka bërë kritika të reja për atë që ai beson se është plani i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Lajme

04/01/2019 14:37

Kreu i Partisë Popullore, Vuk Jermiq ka shfaqur shqetësimin e tij për mënyrën se si Qeveria e Beogradit i trajton temat më në interes, si statusi i ardhshëm i Kosovës dhe ruajtja e Republika Srpskës.

“Viti 2019, qeveria në Serbi po bëhet gati ta nënshkruajë marrëveshjen e kufijve me Kosovën, duke dhënë nënshkrimin e garancisë që Kosovës t’i mundësohet anëtarësimi në bashkësitë ndërkombëtare dhe direkt krijimi i Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Jeremiq në njoftimin e publikuar nga Partia Popullore, përcjell lajmi.net.

Ai ka shtuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është mësuar me praktikën e ish presidentit të Ish Jugosllavisë, Slobodan Miloseviq, andaj nuk do t’ia lejojë vetes që të “lavdërohet nga perëndimi duke e ditur se zgjasin shkurt”.

“Pas dorëzimit të Kosovës, do të ofrojë bashkëpunim të afërt edhe për funksionalizimin e Bosnjës e Hercegovinës”, shtoi ai.

Jermiq ka theksuar se Evropa është në rrezik nga migrimet e reja nga Lindja e Mesme dhe zgjerimit të ekstremizmit. /Lajmi.net/