Jep lajmin e hidhur për fansat, Capital T u kërkon falje

Reperi i njohur, Capital T ka anuluar koncertin e tij që do të mbahej në New York.

ShowBiz

28/12/2018 08:46

Ai ka hedhur një postim në rrjete sociale i cili ka dhënë lajmin e hidhur për të gjithë shqiptarët që e prisnin Kapon në New York, shkruan lajmi.net.

“Me keqardhje ju njoftoj se për eventin e paraparë me ndodh nesër në New York/Stage 48. Unë s’do kem mundësi me marr pjesë për shkak të dokumentacionit dhe vonesave si pasojë festave të fundvitit, ju kërkoj ndjesë gjithë atyne të cilët kanë bo plane me ardh e me u knaq me neve, ju premtoj që shumë shpejt do të vi në NY me ni event shumë special edhe ma t’mirë për krejt juve. Ju dua”, ka shkruar reperi.

Ndryshe, Capital T ka paralajmëruar se do ta mbyllë vitin 2018 edhe me një projekt të ri muzikor. /Lajmi.net/