Jep dorëheqje zëvendësministri i drejtësisë Lirak Çelaj

Lirak Çelaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij si Zëvendësministër i Drejtësisë.

Lajme

20/03/2017 15:08

Arsyeja e kësaj dorëheqje mësohet të jetë angazhimi i tij në Partinë Demokratike të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Çelaj, me anë të një postimi në facebook, transmeton lajmi.net

Lexo postimin e Lirak Çelajt:

Të nderuar,

Në koordinim me Kryetarin e PDK-së z. Kadri Veseli, sot dorëzova dorëheqjen time nga pozita e Zëvendësministrit të Drejtësisë.

Për arsye se dua të angazhohem më shumë në fitoren e PDK-së në Prishtinë meqë sivjet është vit i zgjedhjeve lokale, poashtu për shkak të angazhimeve të reja në parti qe më kanë dal pasi jam zgjedhur edhe anëtar i Kryesisë Qendrore të PDK.

Dua të falënderoj të gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë dhe poashtu ish-Ministrin e Drejtësisë z. Hajredin Kuçi dhe Ministren e Drejtësisë znj. Dhurata Hoxhën si dhe gjithë stafin e Ministrisë së Drejtësisë për përkrahjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.