Jep dorëheqje Uli Hoeness

Përmes një letre të postuar në uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut, Uli Hoeness, presidenti i klubit bavarez, e ka komentuar dënimin e që mori prej tri vjet e gjysmë burg për shkak të shmangies së tatimeve shtetërore. “Pasi kam diskutuar me familjen time, kam vendosur ta pranoj vendimin e Tribunalit të Munichut dhe i kam…

Sport

14/03/2014 10:13

Përmes një letre të postuar në uebfaqen zyrtare të Bayern Munichut, Uli Hoeness, presidenti i klubit bavarez, e ka komentuar dënimin e që mori prej tri vjet e gjysmë burg për shkak të shmangies së tatimeve shtetërore.

“Pasi kam diskutuar me familjen time, kam vendosur ta pranoj vendimin e Tribunalit të Munichut dhe i kam këshilluar avokatët të mos prezantojnë ankesë. Ta shmangja evazionin fiskal ka qenë gabim imi dhe do t’i marr përgjegjësitë”, ka thënë fillimisht ai.

“Ndër të tjera, jap dorëheqje nga detyra e presidentit të Bayern Munichut dhe të këshillit administrativ të klubit, për ta shmangur përfshirjen e klubit në problemet e mia”, përfundoi Hoeness, i cili dikur ishte futbollist i njohur i gjigantit bavarez.

Në akuzë thuhej se ai i kishte fshehur 27.2 milionë euro nga pasuria e tij, duke iu shmangur tatimeve ndaj shtetit gjerman, të cilat i kishte për obligim t’i paguante.