Jep dorëheqje Sekretari i Shëndetësisë së SHBA-së

Sekretari për Shëndetësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tom Price ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Bota

30/09/2017 08:44

Kjo për shkakun se ai ka përdorur aeroplanë të shtrenjtë privat për biznes zyrtarë, shkruan BBC.

Ai më parë kishte kërkuar falje pasi që kishte realizuar 26 fluturime që nga maji me një shumë të shpenzimit prej 400 mijë dollarë të taksapaguesve.

Zyrtarët shtetëror, përfshirë edhe ata që përballen me çëshjte të sigurisë kombëtare, kërkohet që të marrin fluturime komerciale të punës të lidhura me udhëtimet, transmeton lajmi.net.

Pas Price, janë edhe tre anëtarë të kabinetit të Trump që janë nën vëzhgim pas dyshohet se kanë përdorur aeroplanë privat derisa kanë punuar.