Jep dorëheqje sekretari i OEK-ut

Frymëzim Isufaj ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të Odës Ekonomike të Kosovës për shkak të angazhimeve të tjera.

Lajme

04/05/2014 19:53

Oda Ekonomike e Kosovës tashmë ka mbetur pa sekretar, pasi që Frymëzim Isufaj, sekretar i porsazgjedhur nga Kuvendi i OEK-së, ka dhënë dorëheqje, siç thotë ai, për shkak të angazhime tjera që ka.

Nga posti i sekretarit, Frymësim Isufaj  u largua ngase u emërua kryetar i Bordit të KEK-ut e njëkohësisht është edhe profesor në UP.

“Është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje, i kam kryer të gjitha procedurat, i kam dorëzuar në kuvend të gjitha. Por se çfarë ju intereson kjo punë, pse është kaq e rëndësishme nuk po e kuptoj”, ka thënë Isufaj.

Megjithëkëtë, ushtrues detyre i sekretarit të OEK-ut momentalishtështë Rustem Abiti.

Këtë të fundit nuk e shohim asnjëherë duke e përfaqësuar OEK-un, ndërsa, Berat Rukiqi, edhe pse po paraqitet në cilësinë e sekretarit, në shumë konferenca, në kontratën e tij i shkruan ‘këshilltar për çështje strategjike’.

Megjithatë kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu,  ka thënë për Kosovapress se sekretari Isufaj është dorëhequr, por sipas tij, deri sa të lirohet ai, ushtrues do jetë Rrustem Habiti.

“ Ne kemi ushtrues detyre të sekretarit, është Rrustem Habiti , deri në momentin kur ai( Isufaj ) do të lirohet, dhe ky proces do të vazhdojë”, ka thënë Gërxhaliu.