Jep dorëheqje kryetari i Gjykatës në Mitrovicë

Kryetari i Gjykatës Themelorenë Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Lajme

14/02/2018 13:07

KALLXO.com merr vesh se dorëheqja e Kabashiq është depozituar në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe se ky këshill, sipas burimeve, është duke diskutuar dorëheqjen e tij.

Kabashiq është emëruar kryetar i kësaj gjykate muaj më parë kur u bë integrimi i gjyqësorit të veriut brenda institucioneve të Kosovës në bazë të marrëveshjes për drejtësi të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj dorëheqjeje.