Jep dorëheqje drejtori i burgjeve, Emrush Thaçi

Ministria e Drejtësisë njoftoi pak më parë përmes një komunikate se drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi ka kërkuar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, që të lirohet nga kjo detyrë.

Lajme

02/10/2015 13:29

Sipas njoftimit, Thaçi kërkesën për lirim nga pozita e drejtorit e ka bërë për shkak të angazhimeve të tij akademike.

Ndaj Shërbimit Korrektues të Kosovës ka pasur vërejtje për mungesë disipline dhe mosrespektim rregullash në burgjet e Kosovës.