Jennifer Lopez ka vendosur të performojë në hapje të botërorit në Brazil

Pas lajmit nga faqja zyrtare e FIFA’s se Jennifer Lopez nuk do të performojë në ceremoninë hapëse të këtij botërori, duket se tani ka ndërruar mendje, pasi ajo do të jetë prezente, bashkë me PitBull dhe Claudia Leitte.

ShowBiz

10/06/2014 20:12

Këto ditë është deklaruar se Jennifer Lopez nuk do të jetë aty për të performuar në ceremoninë e hapjes së kampionatit botëror në futboll ‘Brazil 2014’.

Është faqja zyrtare e FIFA që ka zbuluar së pasi këtë lajm e më pas edhe përfaqësuesit e këngëtares kanë konfirmuar këtë me një deklaratë për CNN të dielën, por tani është vendosur se është më mirë për imazhin e saj që ajo të performojë në Brazil.

‘Reagimi për tërheqje ishte as i madh dhe i vrazhdë saqë ajo ka vendosur se duhet të performojë në Brazil’, ka thënë një burim brenda organizatorëve të botërorit për Radar Online.

Edhepse në deklaratën tërheqëse nuk është cekur ndonjë arsye, thuhet se gjithçka ka qenë për shkak të parave, pasiqë këngëtarja ka kërkuar nga organizatorët t’i mbulojnë gjithë shpenzimet e saj dhe stafit të saj gjatë udhëtimit në Brazil dhe akomodimit në hotel. Organizatorët sigurisht nuk e kanë pranuar këtë.

JLo ka bërë këngën zyrtare të botërorit ‘Brazil 2014’ bashkë me Pitbull dhe Claudia Leitte dhe e gjithë bota do të ketë sytë tek ceremonia hapëse, kështuqë do të ishte diçka jo e mirë nëse ajo do të mungonte, sidomos tani që po sjell në treg albumin e saj të dhjetë.

Kështu ka vendosur studio regjistruese me të cilët JLo ka bërë albumin. ‘Është skenë botërore, do të ishte një budallallëk nëse ajo nuk do të performonte në kampionatin botëror, për shkak të publicitetit’, ka treguar burimi.