Jennifer Lopez e dëshmon se është mbretëresha e stilit

Aktorja dhe këngëtarja e njohur vazhdon të dëshmojë se ka shumë stil.

ShowBiz

13/12/2018 21:20

Aktorja dhe këngëtarja e famshme, Jennifer Lopez u sigurua që të kishte vëmendjen e të gjithëve gjersa kaloi në tapetin e kuq të filmit të saj më të ri “Second Act”, shkruan lajmi.net.

Ajo u shfaq e mahnitshme me një fustan të gjerë ngjyrë rozë, një nga veshjet më interesante që keni parë nga ajo.

Aktorja ishte shoqëruar nga i dashuri, Alex Rodriguez gjatë premierës në Nju Jork, ku i la të gjithë me gojëhapur.

Përveç si aktore, ajo është tejet e angazhuar edhe në projekte muzikore. /Lajmi.net/