Jennifer del nudo

Disa ditë pasi e gjithë bota komentoi fotot e këngëtares Rihanna teksa notonte me peshkaqenët për “Harper’s Bazaar”, revista “Vanity Fair” ka publikuar foton e aktores Jennifer Lawrence nudo, e mbuluar në pjesët intime vetëm nga një gjarbër kolumbian i tipit boa.

ShowBiz

08/02/2015 14:14

Një foto me të vërtetë vrastare. Për të thënë disa të vërteta, revista pranoi se aktorja 24-vjeçare e sagës “Hunger Games” u ndje keq vetëm kur gjarpri i kaloi nëpër qafë.

Megjithatë, ky nuk duket të ketë qenë një problem serioz, pasi Jennifer ka pozuar e mbuluar nga koka tek këmbët nga gjarpëri.