Jeni të varur nga celulari? Provoni NoPhone

A jeni të varur nga celulari? Provoni këtë NoPhone për të fikur botën virtuale dhe për të qëndruar më afër realitetit.

Lifestyle

15/09/2014 18:43

NoPhone është një copë e zezë plastike në madhësi të një iPhone që absulutisht nuk bën asgjë.

Ai aktron si një celularë për ata të cilët janë të varur nga celularët, transmeton Lajmi.net.

“Varësia nga celulari është e vërtetë. Dhe është çdokund. Është duke ua shkatërruar jetën. Është duke ju penguar që të dilni në koncerte, që të bisedoni me shokë kur dilni në ndonjë kafeteri, po u shkatërron lidhjen tuaj. Por, tani ka një zgjedhje!”, krijuesit e NoPhone thanë në faqen e tyre Kickstarter.

Është një alternativë e lirë e teknologjisë për tu përshtatur me kontaktin e mbajtjes në dorë të celularit, që ju lejon që të jeni në kontakt me botën reale, dhe jo atë virtuale – që celularët e tanishëm e bëjnë, transmeton Lajmi.net.

Me një hollësi, dritë dhe një dizajn komplet wireless, NoPhone i lejon përdoruesit që ta mbajnë këtë copë të plastikës pa pasur ndonjë lidhje direkte me mjedisin e tyre.

Pyetjet më të shpeshta për NoPhone ishin:
A ka kamerë? Jo.
A është i përshtatshëm për Bluetooth? Jo.
A bën thirrje? Jo.
A është rezistent ndaj ujit? Po.