Jeni të ftohur apo me grip? Luftoni ato me këtë trajtim super të lehtë

Ndoshta mund të duket si një trajtim mjaft i çuditshëm, por me të vërtetë funksionon.

Lifestyle

24/06/2016 01:10

Në bazë të asaj se çfarë ka thënë Jamey Wallace, drejtor në klinikën për mjeksi natyrale qorapat e lagështa kanë funksion pozitiv në trajtimin e ftohjes dhe gripit, transmeton lajmi.net

Duhet të siguroheni që trajtimin për disa ditë me rradhë ta filloni në simptomat e para të ftohjes apo të gripit.

Dhe, e gjitha që ju duhet është:

1. Një kovë me ujë me akull

2. Një palë çorape pambuku të holla

3. Një palë çorape leshi të trasha

Pastaj duhet të ndjekni këta hapa:

1. Merrni një kovë me ujë me akull dhe vendosni çorapat e holla të pambukut deri sa të lagen tërësisht dhe pastaj shtrydhni.

2. Në një kovë tjetër me ujë të nxehtë vendosni këmbët tuaja deri sa t’i ndjeni që janë të nxehta (5-10 minuta).

3. Largoni këmbët nga uji i nxehtë, thani ato sa më shpejt dhe mbathni çorapet e lagura në ujë të ftohtë me akull e pastaj çorapet nga leshi të thata mbi to.

4. Shkoni në shtrat menjëherë dhe sigurohuni që këmbët tuaja të jenë të mbuluara gjatë gjithë kohës, ndryshe kjo nuk do të funksionojë./lajmi.net