“Jeni të aftë në politikë si Luana Vjollca në muzikë”

Ditë më parë në Shqipëri kanë filluar protestat nga studentët kundër kryeministrit, Edi Rama dhe Ministrisë së Arsimit, shkruan lajmi.net.

ShowBiz

11/12/2018 23:39

Studentët kanë përgatitur pankarta të llojllojshme, në të cilat janë përfshirë edhe tekstet e artistëve shqiptarë, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, në protestë u përmend edhe këngëtarja, Luana Vjollca.

“Jeni të aftë në politikë si Luana Vjollca në muzikë”, janë fjalët e shkruara në një pankartë të shpërndarë në rrjetet sociale.

Ndryshe, studentët vijojnë të kundërshtojnë ligjin e arsimit të lartë dhe të këmbëngulin në kërkesat e paraqitura. /Lajmi.net/