Jeni ‘super’ e angazhuar me punë? Një lajm i mirë vjen për ju nga Universiteti i Oksfordit

Fëmijët e mamave që punojnë janë më të zgjuar se fëmijët e grave shtëpiake.

Lifestyle

18/11/2016 22:53

Ky është rezultati i një studimi të publikuar së fundmi nga Universiteti i Oksfordit.

Për të arritur në këtë konkluzion janë analizuar katër aspektet e zhvillimit të fëmijës në vitet e tyre të para: Cilësia e gjuhës së folur, aftësia për të krijuar marrëdhënie me të tjerët, aftësia për të kryer aktivitet e përditshme dhe e fundit, aftësia e lëvizjes.

Dhe në këto fusha, fëmijët, nënat e të cilëve punonte jashtë shtëpisë, kanë treguar “performancë” më të mirë, duke u treguar më të gatshëm për të krijuar marrëdhënie me të tjerët, pasi regjistroheshin në kopsht.

Edhe ata që qëndronin në shtëpitë e gjyshërve, kishin rezultate të mira./Syri