Jeni shumë të zënë për t’i përfunduar të gjitha punët? Gjepura!

Të qenit të zënë është mënyra më e mirë për të qenë produktivë, thotë shkenca.

Fun

27/12/2016 14:09

Hulumtimi, i publikuar në “Journal of Personality and Social Psychology”, ka analizuar pesë studime të ndryshme për të zbuluar se si njerëzit menaxhojnë t’i kryejnë detyrat e ndryshme edhe kur nuk janë të aftë t’i përfundojnë të gjitha në’ kohë, transmeton Telegrafi.

Duke i përdorur të dhënat e një aplikacionit të produktivitetit, hulumtuesit kanë zbuluar se detyrat të cilave u ndryshohet afati i fundit, janë më pak të prira të kompletohen. Sidoqoftë, njerëzit të cilët më së shumti prihen t’i përfundojnë ato detyra, janë personat të cilët janë gjithmonë të zënë.

Ndjenja e ‘dështimit’ të cilën e ndjeni kur nuk arrini ta përfundoni një detyrë në kohë, është çelësi i gjithçkaje – thonë hulumtuesit. Njerëzit të cilët qëndrojnë të zënë dhe vazhdojnë të punojnë, turpi është më i vogël, që do të thotë se janë më të prirë ta përfundojnë projektin, edhe nëse këtë e bëjnë me vonesë.

Njerëzve të identifikuar si “jo të zënë” u janë dashur mesatarisht 37.6 ditë ta përfundojnë një detyrë, ndërsa personave të zënë vetëm 25.5 ditë.