Jeni beqarë? Fajet mund t’i ketë inteligjenca juaj – Lajmi.net
Jeni beqarë? Fajet mund t’i ketë inteligjenca juaj
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 13:24, 10 July 2018
Të qenit beqar/e mund të jetë gjë argëtuese nëse dini si ta shfrytëzoni në maksimum këtë periudhë. Faktikisht mund të jetë një nga fazat më të mira të jetës suaj dhe mund të eksploroni shumë gjëra që jeta ka për t’i ofruar.

 

Beqaria gjithashtu nuk nënkupton se jeni të vetmuar – është fazë e jetës ku e meritoni ta shpenzoni kohën vetëm dhe t’i kuptoni mendimet e brendshme, synimet tuaja dhe ta kuptoni se çfarë personi dëshironi të bëheni.

uke pasur parasysh këtë, arsyeja se përse ndonjëherë qëndroni beqarë për një kohë të gjatë nuk është për shkak se nuk provoni të krijoni lidhje, por thjesht sepse nuk e keni gjetur personin ideal me të cilin dëshironi të jeni.

Një nga arsyet më të mëdha se përse ndiheni kështu është inteligjenca juaj. Shkenca për një kohë të gjatë ka treguar se aq më të mençur që jeni, aq më shumë kohë ju nevojitet për ta gjetur personin e duhur dhe më e vështirë për ta gjetur dashurinë e vërtetë.

Përse kështu?

Epo….

Personat inteligjentë kanë kërkesa specifike

Personat inteligjentë kanë disa kërkesa specifike të cilat ua kërkojnë partnerëve. Këto kërkesa mund të jenë të çfarëdoshme, por fakti është se nëse partneri nuk i plotëson ato kërkesa, atëherë gjithçka merr fund.

Jo gjithkush mund t’iu përshtatet atyre në nivel intelektual

Përshtatja intelektuale është ndër kërkesat më esenciale të secilës lidhje. Bisedat, diskutimet dhe eksplorimi i ideve të reja konstituon një pjesë të madhe të secilës lidhje dhe është tejet e rëndësishme që çifti ta kuptoj njëri-tjetrin dhe të ketë të njëjtin kapacitet intelektual.

Personat inteligjentë mërziten lehtë dhe kërkojnë stimulim konstant

Një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen inteligjentët është se mërziten lehtë. Ata thjesht e humbin interesimin dhe është në natyrë të tyre të eksplorojnë më tutje dhe të gjejnë ide të reja për t’i menduar.

Kjo nënkupton se çifti duhet të jetë njësoj kreativ.

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO